Pasi e lavdoi shefin, Pozhari me status enigmatik: Së shpejti diçka e mirë për specializimet
Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shkruar një status, i cili është pak enigmatik.
Pasi e lavdëroi më parë shefin e tij, pra Vitinë, vartësi i quajtur Pozhari ka shkruar se ka edhe një lajm tjetër të mirë për shëndetësinë, por pa treguar gjerësisht se për çka bëhet fjalë.
“Nuk e di a bëhen shumë dy lajme të mira nga shëndëtësia për një ditë! Por, së shpejti diçka e mirë për specializimet..” – shkroi ai.
