Pasi e kërcënoi në TV, tash Liridon Leci edhe e padit Zana Avdiun - NACIONALE

Pasi e kërcënoi në TV, tash Liridon Leci edhe e padit Zana Avdiun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Futbollisti Liridon Leci duket se ka bërë “padi për fyerje” ndaj Zana Avdiut, përkundër gjithë linçimeve që i janë bërë e po i bëhen asaj në rrjetet sociale për një koment të bërë ndaj Granit Xhakës.

“Liridon Leci sot më besoj autorizimin për ta përfaqësuar në gjykatë sa i përket parashtrimit të padisë për fyrje nga Zana Avdiu!” – ka shkruar Nasuf Hasani, avokat.

Në emisionin ku ishte i pranishëm Leci së bashku me aktivisten për të drejta të grave, Zana Avdiun, pati polemika të shumta ndërkohë që qasja e ish futbollistit ishte tmerruese.

Ai madje edhe e kërcënoi aktivisten e lartpërmendur me këto fjalë:

“Gjithë e përkrah gjestin e Granitit. Çka dalloj unë prej tij (Vlahovicit)? Unë kam gjak shqiptari, s’kam gjak serbi. Kujdes çka po flet, pse je femër nuk d.m.th m’u përballë me ty, po përballem edhe pse je femër. Kujdes çfarë flet. Të tregoj pas emisionit,” – tha z. Leci.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh e ka paditur Leci Avdiun.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme