Pasi doli Propozimi i BE-së, reagon Bislimi: Veç Kurti prezantoi draft substancial
Kryenegociatori i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Besnik Bsilimi, ka reaguar pasi mediat publikuan propozimin për kompromis të BE-së, i cili është prezantuar dje në takimin trepalësh në Bruksel.
Ai ka përsëri ka insistuar se vetëm Kosova ka propozua dokument në takimin e djeshëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, Bislimi ka shkruar se drafti i BE-së për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, është ndarë me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik.
“Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-sē për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë me 14 shtator në Bruksel, vetëm Kryeministri i Kosovës prezantoi një draft substancial dhe gjithëpërfshirës. BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t'u fokusuar vetëm në AKSHS. Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, ka shkruar Bislimi.