Pasaportë në çirilicë, këshilltarja e Faton Pecit me dokumente të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë - NACIONALE

Pasaportë në çirilicë, këshilltarja e Faton Pecit me dokumente të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, krenohet shumë me veprimet e Qeverisë në veri, duke pretenduar se në atë pjesë të Kosovës janë zhdukur strukturat paralele serbe.

Megjithatë, njerëzit e afër të tij në ministri të Bujqësisë duket se kanë gjera që i lidhin me strukturat paralele serbe në veri.

Madje, këshilltarja e tij Dzenita Shabani është pajisur me dokumente serbe në vitin 2017, i cili është lëshuar nga këto struktura.

Në dokumentin që ka siguruar “Paparaci”, shihet se ai është në çirilicë dhe ka afat deri në vitin 2027.

Zyrtarja në fjalë nuk ka hezituar që edhe publikisht të përkrah Faton Pecin në garën për kryetar të Mitrovicës.

Në një fotografi të postuar në profilin e saj në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi me shefin e saj duke shkruar se Mitrovica është gati për Pecin.

Lajme të ngjashme