Pas zyrtarit policor, arrestohet edhe qytetari që ia dha 1 mijë euro ryshfet - NACIONALE

Pas zyrtarit policor, arrestohet edhe qytetari që ia dha 1 mijë euro ryshfet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot edhe qytetarin e përfshirë në rastin për “dhënie të ryshfetit” ndaj një zyrtari policor.

Përmes një komunikate për media, IPK ka njoftuar se i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së arrestojnë të dyshuarin për dhënie ryshfeti

“Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja kishte iniciuar procedurë penale ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro) .” – thuhet tutje në komunikatë.

Ndryshe, mëngjesin e së shtunës IPK njoftoi se ka arrestuar zyrtarin policor për marrjen e ryshfetit prej një mijë euro.

Lajme të ngjashme