Pas Vuçiqit, edhe Lista Serbe kërcënon me largim nga institucionet edhe në jug të Kosovës - NACIONALE

Pas Vuçiqit, edhe Lista Serbe kërcënon me largim nga institucionet edhe në jug të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi në mënyrë teatrale kërcënoi duke thënë se serbët janë afër vendimit për të lënë të gjitha institucionet në Kosovë. Pra sipas shefit të presidencës serbe, largimi nga institucionet e Kosovës edhe në pjesën e jugut është një opsion i mundshëm.

Të njëjta fjali, i ka përmendur edhe Dalibor Jevtiç, kryetar i Shtërpcës, i cili siç transmeton Tanjug, ka përsëritur fjalët e njëjta të Vuçiqit.

Sipas tij, ekziston mundësia që edhe serbët në jug të Ibrit, pra në pjesën tjetër të territorit të Republikës së Kosovës, të largohen nga institucionet.

Nuk jemi larg nga vendimi që ne, jugut të Ibrit, të lëshojmë po ashtu institucionet” – citohet të ketë thënë Jevtiç, sipas mediumit serb, Tanjug.

Në intervistën në gjuhën serbe, Jevtiç tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i interpreton ligjet në një mënyrë që atij i përshtatet, duke bërë një aludim të çuditshëm se në Kosovë nuk respektohen ligjet përkitazi me të drejtat e serbëve dhe komuniteve të tjera joshumicë.

Lajme të ngjashme