Pas tri ditësh në Londër, Kurti shkon në Spanjë, Çitaku: Kryeministër, kthehu e kryej punët e shtëpisë
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti nuk po e merr seriozisht kohen kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
Ajo ka bërë me dije se Kurti ka paska vendosur që tri ditë të i kalojë në Spanjë.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se kjo qasje dëshmon mungesë të vullnetit për stabilitet institucional.
“Pas tri ditësh në Londër, Kryeministri Kurti paska vendosur t’i kalojë edhe tri të tjera në Spanjë, pa asnjë rezultat konkret për Kosovën. Ndërkohë, afati 34-ditor i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit po shkon drejt fundit, pa asnjë përpjekje serioze për konsensus. Kjo qasje dëshmon mungesë të vullnetit për stabilitet institucional dhe lë të kuptohet një orientim drejt krizave të njëpasnjëshme, në vend të zgjidhjeve për qytetarët. Kryeministër, kthehu e kryej punët e shtëpisë, ku të presin hallet e qytetarëve dhe shtetit. Lëri shëtitjet e samitet pa rezultat, se ke dëshmu që nuk është hajri yt në diplomaci!”, ka shkruar ajo.