Pas takimit me krerët opozitarë, Escobar takon edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës
Përmes një komunikate, Lista Serbe njoftoi se përfaqësuesit e saj janë takuar me Gabriel Escobar, përfaqësuesin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, i cili ishte në Kosovë të mërkurën.
"I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor u takua me kryetarin e Listës Serbe, kreun e klubit parlamentar dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubini Potokut, u diskutua për situatën aktuale të sigurisë politike." - thuhet në njoftim.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, si dhe krerët e opozitës.
Pas Prishtinës, Escobar do të udhëtojë për në Beograd ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.