Pas spekulimeve për organizimin e protestave në Serbi, reagon BE: Propagandë ruse
Bashkimi Evropian i ka hedhur poshtë pretendimet se Perëndimi i nxiti protestat disa ditore në Serbi dhe se po tenton të ndërhyjë në procesin zgjedhor të Serbisë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Sidomos ditëve të fundit ka pasur zëra nga Serbia, se BE ka organizuar këto protesta.
Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, tha gjatë një konference për media në Bruksel se këto pretendime i ngjasojnë “narrativës ruse”. raporton ballkanweb.
“Ne i hedhim poshtë këto akuza, të cilat janë pa asnjë bazë. Janë krejtësisht akuza të rrejshme dhe janë të nxitura nga propaganda ruse me qëllim të pengimit të rrugës së Serbisë drejt BE-së”, tha Stano.
Politikanët në Serbi e kanë akuzuar Perëndimin se qëndron prapa protestave në Beograd kundër parregullsive të dyshuara në zgjedhjet e të muajit të kaluar.
Madje kryeministja serbe Ana Bërnabiq, protestat i ka quajtur si tentim për destabilizim të Serbisë.