Pas Serbisë, Lajçak sot viziton Kosovën
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të martën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Lajçak në Kosovë do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin e Kosovës në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi.
Para ardhjes në Kosovë, Lajçak ishte për vizitë në Serbi, ku u taku me presidentin e këtij shtetit, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak ka shkruar se me Vuçiqin ka biseduar për dialogun dhe për hapat e ardhshëm.
“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi gjendjen e lojës në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.” – ka shkruar ai.
Për këtë takim ka folur edhe presidenti i Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se pati “takim korrekt dhe konstruktiv” me Emisarim e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, të cilit, siç ka shkruar ai, i ka kërkuar themelimin e Asociacionit, mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri si dhe “ndalimin e provokimeve që vinë nga Prishtina”.
Mes tjerash, Vuçiq shkruan se Serbia “do të përmbush obligimet e saj” që dalin nga Marrëveshje Bazike, por shprehet se “në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Kartën e OKB-së”.