Pas rrugëve, Përparim Rama “teston” edhe një shprehje, shkopin e bën kopsht - NACIONALE

Pas rrugëve, Përparim Rama “teston” edhe një shprehje, shkopin e bën kopsht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një shkarje gjuhësore gjatë përurimit të Rrugës “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë.

Më saktësisht, kryetari i kryeqytetit e modifikoi shprehjen e njohur, “si me shkop magjik”, duke e zëvendësuar emrin “shkop” me emrin “kopsht”.

“Trafikun, me thonë, nuk jua solla unë, po e gjeta këtu, në mesin tuaj, edhe po mundohemi me zgjedhë këtë problem” – tha ai para gazetarëve.

Kur një gazetar ndërhyri, Rama nuk e la, por vazhdoi: “Jo, m’fal, m’fal veç pak. Domethanë, po e zgjedhim këtë problem edhe problemi, për fat të keq, nuk zgjidhet ashtu, me kopsht magjik, mirëpo duhen intervenimet.”

Nga këto fjalë merret vesh se Rama nuk e di as dallimin mes foljeve “zgjidh” dhe “zgjedh”, pasi e përdori gabimisht të dytën në vend të së parës.

Lajme të ngjashme