Pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane, dobësohet euro - NACIONALE

Pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane, dobësohet euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 Qershor deri më 9 Qershor, këto zgjedhje u bartën edhe me dobësimin e euros për dallim nga dollari amerikan.

Një euro ishte më pak se 1.08 dollar ditën e hënë, ndërsa gjatë javës së kaluar ishte afër 1.09 dollar.

Lëvizjet nuk duken të mëdha, por se pasqyrojnë mënyrën se si ndihen njerëzit në tregjet ekonomike, thonë analistet.

Presidenti Emmanuel Macron shpalli zgjedhje të parakohëshme, pasi partia e tij pati humbje të madhe në dallim prej partisë së ekstremit të djahtë.

Pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, partitë e ekstremit të djathtë shënuan rritje të mëdha në disa shtete të Evropës, shkruan Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme