Pas QUINT-it, Kurti i pret në takim përfaqësuesit e shteteve të NATO-s: Diskutohet për dialogun - NACIONALE

Pas QUINT-it, Kurti i pret në takim përfaqësuesit e shteteve të NATO-s: Diskutohet për dialogun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ditë pasi priti në takim vendet e QUINT-it, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në qeveri ka pritur shtetet e NATO-s, vendet e BE-së dhe përfaqësuesit e Japonisë dhe Zvicrës.

Në takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministrin e Parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u potencua përkushtimi i palëve për bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve në Kosovë të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe Japonisë e Zvicrës.

“Lidhur me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti ritheksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke. Ai prezantoi elementet e gjashtë kapitujve të Kornizës së Përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme me Serbinë, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Në këtë takim, që pason atë të djeshmin me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUINT-it, u bisedua edhe për proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë

Lajme të ngjashme