Pas Osmanit, presidenti i Bullgarisë takohet me Kurtin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, i cili e ka filluar sot vizitën e tij zyrtare.
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Radev i ka shkuar në “konak” edhe Kurtit.
Ndryshe pas takimit në Preisencë, Osmani e Radev janë deklaruar në një konferencë të përbashkët për media.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do t’ia dorëzojë atij “Çelësin e Qytetit”.