Pas një viti, zhbllokohet gjykimi për vrasjen e Agonis Tetaj - NACIONALE

Pas një viti, zhbllokohet gjykimi për vrasjen e Agonis Tetaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është zhbllokuar gjykimi për vrasjen e të riut Agonis Tetaj në Deçan. Pas më shumë se një viti, gjykimi ka rinisur.

Avokatja Sabrije Abazi është caktuar mbrojtëse e të dyshuarit për vrasjen e Tetajt, Shaban Gogaj. Kjo pavarësisht se ky i fundit që avokat i tij të jetë Besnik Berisha.

Kjo ngase, avokati Blerim Ademaj, refuzonte të jepte mbrojtje me arsyetimin se nuk e kishte pasur radhën, raporton Betimi për Drejtësi.

Më pas, prokurori Isuf Sadiku e lexoi aktakuzën, por i akuzuari Gogaj tha se nuk dëshiron të deklarohet.

I nëjti shtoi se dëshironte për avokat Besnik Berishën dhe se nuk kishte nevojë për avokat tjetër.

Edhe i akuzuari Isuf Cacaj i ngarkuar për armëmbajtje pa leje, tha se nuk dëshiron të deklarohet.

Cacaj tha se kishte përfunduar gjykimi për të dhe nuk dëshiron të deklarohet.

Lajme të ngjashme