Pas një aksidenti, humb jetën në Zvicër 25-vjeçarja nga Vitia - NACIONALE

Pas një aksidenti, humb jetën në Zvicër 25-vjeçarja nga Vitia

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 25-vjeçare nga komuna e Vitisë ka humbur jetën sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvicër.

Lajmi për humbjen e jetës së Donika Bajramit nga Tërpeza e Vitisë në një aksident në Zvicërr, e ka konfirmuar Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi.

Në emrin tim personal dhe Institucionit që udhëheq u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajrami nga Tërpeza e Vitisë. Në këto momente të rënda dhe pikëllimi ndodhemi pranë jush e nderuara familja Bajrami!”, ka shkruar ai në profilin e tij në "Facebook".

Lajme të ngjashme