Pas Mefit, edhe Avni Zogiani: BE-ja u nënshtrohet strukturave kriminale serbe, ashtu ka bërë për 20 vite - NACIONALE

Pas Mefit, edhe Avni Zogiani: BE-ja u nënshtrohet strukturave kriminale serbe, ashtu ka bërë për 20 vite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avni Zogiani, zëvendësministër në Qeverinë Kurti, ka thënë se BE-ja po pranon t’u nënshtroht strukturave kriminale të Serbisë – sipas tij – siç “kanëë bërë për 20 vite”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se po përkrahen edhe nga “disa forca politike në Kosovë”.

“Dmth këta pranojnë t'u nënshtrohen strukturave kriminale e shantazhuese te Serbisë. Ashtu siç bënë për 20 vite, ndërkohë që veriu u shndërrua në një vend ku droga kultivohej haptazi! Dhe për ktë gjejnë përkrahjen edhe nga disa forca politike të Kosovës.” – ka thënë ai.

Ky reagim i tij, vjen pas një interviste të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ndërsa një postim të ngjajshëm e bëri më herët edhe deputeti, Mefail Bajqinovci.

Ndërkohë, në këtë intervistë, Stano ka komentuar edhe takimin e kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët e BE-së, duke theksuar se Kosova është nën masa nga BE-ja e ShbA-ja, për shkak të – siç thotë ai – veprimeve që kanë çuar në eskalim.

“Javën e kaluar, BE-ja, gjithë QUINT-i pra miqtë e Kosovës, ShBA-ja, shtete kyçe të Bashkimit Evropian shkuan te kryeministri Kurti dhe i thanë: “mos e bëj këtë, mos bëj veprime të njënashme, mos e hap urën”. Por ai duket i vendosur ta bëjë. Kështu, ne thamë, “jo, do të ketë ndikime shumë negative”. Kjo lëndon popullin, por iu lëndon edhe juve, sepse Kosova është nën masa të BE-së, dhe nën disa masa të ShBA-së për shkak të veprimeve të vazhdueshme që kanë çuar në eskalim. Kjo s’e ndihmon askënd, përkundër, ka veprime shumë negative në një numër të madh njerëzish.” tha ai, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme