Pas largimeve, Peci mbledh disa anëtarë të Guxo në Mitrovicë: Tung e bafshit - NACIONALE

Pas largimeve, Peci mbledh disa anëtarë të Guxo në Mitrovicë: Tung e bafshit

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, përmes një video-adresimi u është përgjigjur deklaratave se partia GUXO “nuk ekziston”, një pretendim që, sipas tij, është përsëritur “qe pesë vite në studiot televizive”.

Peci e realizoi adresimin nga një sallë në Mitrovicë, ku ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, për të cilët ai tha se janë pjesë e kësaj partie.

“Qe pesë vite në studiot televizive vazhdimisht flitet se si partia GUXO nuk ekziston. Tash në prag të zgjedhjeve nacionale, na paska shpallur se jemi shu si parti. Për koincidencë unë jam në takim të zgjeruar me strukturat e partisë GUXO në Mitrovicë. Besoj që gjithë ata që e shohin këtë përbërje të GUXO’s në Mitrovicë mund të thonë se…”, tha Peci, ndërsa fjala e tij u ndërpre nga duartrokitjet e të pranishmëve.

Lajme të ngjashme