Pas Kurtit edhe MPB njofton për regjistrimin e dokumenteve të lindjes, martesës dhe vdekjes nga strukturat jolegale serbe - NACIONALE

Pas Kurtit edhe MPB njofton për regjistrimin e dokumenteve të lindjes, martesës dhe vdekjes nga strukturat jolegale serbe

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë dokumente të regjistruara deri më 15 mars 2026 në institucionet jolegale paralele serbe, do të mund t’i regjistrojnë këto fakte në Regjistrin Civil të Kosovës.

Ky proces do të zgjasë tre (3) muaj dhe ka për qëllim integrimin e të dhënave të lindjes, martesës dhe vdekjes në sistemin zyrtar të Kosovës. Ministria do të nxjerrë të gjitha aktet administrative të nevojshme për të mundësuar këtë regjistrim.

Gjithashtu, MPB ka bërë të ditur se do të njoftojë vendimet për njohjen e përkohshme të kartave të identitetit të lëshuara nga strukturat jolegale serbe. Këto dokumente do të përdoren vetëm për qëllime identifikimi dhe në përputhje me ligjin në fuqi.

Ministria thekson se ky hap ka për qëllim rregullimin ligjor të gjendjes civile të qytetarëve dhe lehtësimin e integrimit të tyre në sistemin zyrtar të Kosovës.

Lajme të ngjashme