Pas kthimit nga Haga, Nasim Haradinaj ia krisë këngës në odë
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, me tu kthyer në vendlindjen e tij në Gllogjan ia ka krisur këngës.
Në oden e tij shihet duke kënduar këngë folklorike se bashku me mysafirët që kanë shkuar për ta vizituar.
Në pamjet që ka siguruar gazeta “Demos”, Haradinaj shihet duke i rënë çiftelisë.
Nasim Haradinaj, sot është liruar nga burgu në Gjykatën Speciale. Në një njoftim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, theksohet se me vendimin e kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, është modifikuar dënimi për Haradinajn.
“Më 12 dhjetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e z. Nasim Haradinaj për lirimin e tij më 14 dhjetor 2023, ose rreth kësaj date, sipas kushteve të përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj.” – shkruhet në vendim.