Pas kontrollit, policia thotë se nuk ka asgjë të dyshuar në valixhen në Mitrovicë - NACIONALE

Pas kontrollit, policia thotë se nuk ka asgjë të dyshuar në valixhen në Mitrovicë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës është deklaruar për një operacion të njësitit kundër bombave, të cilët u panë teksa kontrollonin një valixhe të lënë në afërsi të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Sipas policisë, pas kontrollit të valixhës është kuptuar se nuk ka ndonjë gjë për t’u dyshuar.

Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i ështe bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se ne valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Lajme të ngjashme