Pas Klan Kosovës edhe Art Motion “shpëtohet” nga Gjykata: Shtyhet ekzekutimi i vendimit
Gjykata Komerciale, të enjtën e 17 gushtit ka vendosur t’a shtyjë ekzekutimin e vendimit që kompanisë “Art Motion”, t’i pezullohet çertifikata e biznesit.
MINT kishte vendosur t’a bëj atë që bëri me Klan Kosova, pra t’ia marë çertifikatën e biznesit, respektivisht pezulloj atë edhe “Art Motion”. Por, kur Kompania, bëri kërkesë në Gjykatë që ky vendim të shtyhet, e mos të ekzekutohet, Gjykata e gjeti të arsyeshme ta aprovojë një kërkesë të tillë.
Në arsyetimin e Gjykatës Komercicale, ndër të tjera thuhet se, me marrjen e çertifikatës, do të pezulloheshin aktivitetet ekonomike të Kompanisë, e do të shkaktoheshin dëme të pariparueshme. Andaj një gjë e tillë nuk duhet të ndodh.
“Gjykata vlerëson se ekzekutimi i vendimeve kontestuese paditësit do ti sillte dëme vështirë të
riparueshme pasi që ekzekutimi i vendimit për shfuqizimin e certifikatës së biznesit e lë pa
efekt regjistrimin e paditësit si person juridik, i cili regjistrim sipas nenit 4 të Ligjit Nr. 06/L-
016 për Shoqëritë Tregtare i jep të drejtën për të ushtruar veprimtari ekonomike në Kosovë.
Gjykata po ashtu vlerëson se për shkak të shfuqizimit të certifikatës së biznesit edhe regjistrimi
i paditësit në ARKB e humb efektin juridik, andaj paditësi nuk mund të ushtroj as veprimtari
tjetër ekonomike për shkak të certifikatës së shfuqizuar.” – thuhet aty.