Pas ish-presidentit Yeol, arrestohet në Korenë e Jugut edhe gruaja e tij
Bashkëshortja e ish-presidentit të burgosur të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është arrestuar nën disa akuza, përfshirë manipulimin e aksioneve dhe ryshfetin.
Ish-zonja e parë, Kim Keon Hee, i mohoi të gjitha akuzat gjatë një seance 4-orëshe në gjykatë të martën në Seul. Megjithatë, gjykata lëshoi urdhërarrest, duke e përmendur si arsye rrezikun për shkatërrimin e provave nga zonja Hee, raporton televizioni BBC.
Koreja e Jugut ka histori të akuzave dhe burgosjes së ish-presidentëve. Megjithatë, kjo është hera e parë që një ish-president dhe bashkëshortja e tij janë burgosur.
Yoon ishte arrestuar në janar për t’u ballafaquar me gjykim për miratimin e dështuar të ligjit të luftës vitin e kaluar, veprim që e kishte futur vendin në kaos dhe në fund kishte çuar në rrëzimin e tij nga pushteti.
Prokurorët thonë se zonja Hee, 52 vjeçe, ka fituar rreth 800 milionë vonë (rreth 578 mijë dollarë) përmes pjesëmarrjes në një skemë të mashtrimit me çmime ku ishin përfshirë aksione të dilerit të BMË-së në Korenë e Jugut, “Deutsch Motors”.
Edhe pse dyshohet se kjo kishte ndodhur para se bashkëshorti i saj të bëhej president, rasti vazhdoi që të hidhte hije gjatë tërë presidencës së Yoon-it.
Dyshohet se zonja Hee gjithashtu kishte pranuar dy çanta të firmës “Chanel” dhe një qafore me diamante si ryshfet nga Kisha e Unifikimit në këmbim të favoreve biznesore.
Mes akuzave të tjera, Hee gjithashtu akuzohet se ka ndërhyrë në nominimet e kandidatëve gjatë zgjedhjeve parlamentare më 2022 dhe zgjedhjeve të përgjithshme vitin e kaluar./Nacionale