Pas intervistës për Nacionalen, Thaçi jep intervistë edhe për Rubikonin, Kelmendi tregon pyetjet që ia ka shtruar - NACIONALE

Pas intervistës për Nacionalen, Thaçi jep intervistë edhe për Rubikonin, Kelmendi tregon pyetjet që ia ka shtruar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka njoftuar se ka realizuar intervistë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka paralajmëruar se intervista do të publikohet në emisionin “Rubikon” dhe ka treguar se cilat pyetje i janë shtruar ish-kryeministrit.

Kelmendi nuk e tregoi kohën se kur do të publikohet intervista me Thaçin, duke shkruar vetëm “së shpejti”.

Pyetjet në të cilat është përgjigjur Thaçi, sipas Kelmendit, janë:

- Si i ka parë këto 5 vjet të qëndrimit të tij në Hagë?

- A e vlerëson si gabim votimin që ka mundësuar themelimin e Dhomave të Specializuara?

- A e kishte ditur se do të mund të akuzohej edhe vetë dhe a do të votonte ndryshe për të sot?

- Çka thotë për “akuzat” se ka qenë shumë i dëgjueshëm ndaj amerikanëve?

- Çka ka përfituar Kosova nga bashkëpunimi i Thaçit me shtatë president të SHBA-së dhe me tetë sekretarë amerikanë të shtetit?

- A ndjehet i tradhtuar nga Perëndimi dhe SHBA-ja?

- Çka do të bënte ndryshe në rrugëtimin e tij politik nëse do të kishte mundësi të kthehej prapa në kohë?

- Çka thotë për sulmin në Banjskë dhe në Ibër Lepenc?

- Çfarë pyetjesh ngreh përse këto sume ndodhën pikërisht në këtë kohë dhe çka thotë për ikjen e sulmuesve nga Kosova?

- Si e sheh qeverisjen e Albin Kurtit?

- Çka thotë për faktin se Kosova tash e më shumë se dy vjet ndodhet nën sanksione të Bashkimit Evropian?

- Çka thotë për Marrëveshjen e Washingtonit, për Presidentin Trump dhe Richard Grenell?

- Si i sheh nga kjo distancë kohore dhe e rrethanave ngjarjet historike si debatet rreth shpalljes së pavarësisë, se çfarë flamuri duhet të kishte Kosova, si cila do të duhej të ishte data?

- Kujt ia kishte treguar të parit datën e shpalljes së pavarësisë?

- Si e sheh pozicionin e serbëve të Kosovës dhe çka mendon se duhet të ndodhë?

- Si e sheh ecjen e Kosovës dhe të Shqipërisë?

- Çka thotë për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij në Shqipëri?

- Për herë të parë edhe - si e sheh përfundimin e Procesit në Hagë?

- Çka do të bëjë kur të kthehet në Kosovë?

- Cili do të jetë angazhimi i tij publik?

- A do të kthehet në politikë?

- Hashim Thaçi flet me shumë emocion edhe për vizitën e tij në Kosovë për ta parë babain në spital dhe vizitën te varri i tij?

- Cili ishte relacioni i tij me babain?

- Çfarë këshillash i kishte dhënë ai ndër vite?

- Cila ishte porosia e fundit e babait?

- Si e ndjeu veten kur ishte i fundit t’i shkonte babait tek varri?

Lajme të ngjashme