Pas humbjeve në Ukrainë, edhe Qeveria Kurti godet Rusinë - NACIONALE

Pas humbjeve në Ukrainë, edhe Qeveria Kurti godet Rusinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje të radhës të kabinetit.

Në këtë mbledhje ka dalur edhe një lajm jo i mirë për Rusinë.

Qeveria Kurti II ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

“Në vazhdim të mbështetjes së agresionit rus, në përputhje me sanksionet e BE-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratimin për pakon e sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse, Bjellorusisë, si dhe të gjitha sanksioneve të tjera. Më 3 qershor të këtij viti BE aprovoi pakon e gjashtë të sanksioneve ekonomike. Pakoja e gjashtë e sanksioneve përfshin ndalimin e importit të naftës së papërpunuar, pezullimin e transmetimit në BE për tre mediume të tjera shtetërore ruse, gjithashtu BE miratoi sanksione kundër 65 individëve, përgjegjës për krimet e kryera në Bucha. Në përputhje me vendimin për pakot paraprake, MPJD propozim për shqyrtim dhe miratim të këtij vendimi në vazhdimësi të të gjitha sanksioneve të përcaktuara nga BE-ja drejt Rusisë dhe Bjellorusisë”, ka thënë Bislimi.

Kujtojmë që kohëve të fundit, fatmirësisht, Rusia është duke pësuar humbje të mëdha në Ukrainë, e cila ka nisur një ofensivë ushtarake të suksesshme.

Lajme të ngjashme