Pas helmimeve masive, ministri Krasniqi viziton komunën e Hanin e Elezit
Pas qindra personave të helmuar në komunën e Hanit të Elezit, këtë komunë e ka vizituar ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Kështu ka njoftuar vet Krasniqi në facebook, duke theksuar se kanë shprehur gatishmëri për ndihmë.
POSTIMI:
Sot kam vizituar Komunën e Hanit të Elezit për të ofruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me dyshimet për helmimin e ujit në këtë Komunë.
Kam theksuar gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar dhe ofruar ndihmë për Komunën e Hanit të Elezit për të siguruar ujin e pijës për qytetarët e kësaj Komune.
💊Gjithashtu, i kam njoftuar se Ministria e Shëndetësisë, ka bërë furnizimin me barna nga lista esencjale në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente gjithashtu është kryer furnizimi i ujit të pishëm nga MBP-AME.
👨⚕️Poashtu, kam vizituar fshatin Gorancë në të cilin poashtu nga Ministria e Shëndetësisë janë dërguar 1 mjek dhe 2 infermiere me orar të punës nga 8:00 deri në 23:00 në shërbim të qytetarëve.