Pas dy muajve grevë, sot gratë priten në takim nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut
Gratë punëtore që po grevojnë para derës së Kuvendit, në përpjekje për të siguruar rritje rroge, sot do të shkelin brenda Kuvendit të Kosovës.
Pas dy muajve të grevës e protestës, gratë greviste do të pritet nga Kuvendi i Kosovës.
Më saktë, gratë greviste do të qëndrojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës.
Sjellim ndër mend që gratë greviste paguhen vetëm 275 euro nga operatori ekonomik që ka fituar tender në Kuvendin e Kosovës.