Pas deklaratës në Srebrenicë, Abazoviq: U kërkoj falje nënave të Srebrenicës - NACIONALE

Pas deklaratës në Srebrenicë, Abazoviq: U kërkoj falje nënave të Srebrenicës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas deklaratës së tij në Srebrenicë e cila ngjalli shumë reagime në Sarajevë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka kërkuar falje.

Ai ka thënë se deklarata e tij në 27 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë ishte e menduar në mënyrë të paqartë.

“U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt”, ka shkruar Abazoviq.

Gjatë këtij përvjetori, Abazoviq kishte deklaruar se ky gjenocid nuk ishte kryer ndaj boshnjakëve por ndaj njerëzve.

“Gjenocidi nuk u krye ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve. Nuk e kreu ushtria (serbe), por politika", tha gjatë ditës në Srebrenicë, kryeministri malazez, Dritan Abazoviq.

Lajme të ngjashme