Pas bisedimeve me Teheranin, ShBA-ja publikon pamje të reja të aeroplanmbajtëses afër Iranit - NACIONALE

Pas bisedimeve me Teheranin, ShBA-ja publikon pamje të reja të aeroplanmbajtëses afër Iranit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas bisedimeve të tërthorta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të premten në Oman rreth programit bërthamor të Teheranit, Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane publikoi disa fotografi të reja të aeroplanmbajtëses “USS Abraham Lincoln”, e cila arriti në rajon janë e kaluar.

“Grupi Sulmues me Aeroplanmbajtëse Abraham Lincoln, i shoqëruar nga dy anije ushtarake të furnizimit dhe dy anije patrulluese të Rojës Bregdetare të ShBA-së, lundruan së bashku në Detin Arabik sot, përderisa aeroplanët nga Krahu i 9-të Ajror i Aeroplanmbajtëses fluturonin sipër. Paqe përmes Fuqisë” – shkroi Komanda Qendrore e ShBA-së në rrjetin X, ku publikoi katër fotografi, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln u dislokua në Detin Arabik në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi se do ta sulmonte Iranin si reagim ndaj shtypjes vdekjeprurëse të protestave nga autoritetet atje.

Ndërkohë, një diplomat rajonal me njohuri rreth bisedimeve mes Teheranit e Uashingtonit tha se Irani i ka kundërshtuar thirrjet e ShBA-së për ta ndërprerë pasurimin e uraniumit, por ka thënë se është i gatshëm që t’i diskutojë “nivelin dhe pastërtinë” e pasurimit ose një partneritet rajonal.

Lajme të ngjashme