Pas 43 vitesh në pushtet, Presidenti Obiang e kërkon edhe një mandat - NACIONALE

Pas 43 vitesh në pushtet, Presidenti Obiang e kërkon edhe një mandat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti më jetë-gjatë i botës po kërkon ri-zgjedhjen për të vazhduar sundimin e tij 43 vjeçar në Guinenë Ekuatoriale.

Presidenti Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, 80 vjeçar, ka udhëhequr vendin e tij në një regjim të akuzuar për abuzime me të drejtat e njeriut përfshirë torturimin dhe zhdukjen e njerëzve.

Ka disa kandidatë opozitarë, por ata nuk pritet që të fitojnë.

Presidenti vazhdon të jetë popullor në kombin e pasur me naftë, me anëtarët e familjes që kanë role të rëndësishme qeveritare.

Djali i tij ekcentrik, që shërben si Zëvendës-President, ka shijuar në të kaluarën një jetë luksi në ShBA dhe Evropë.

“Zgjedhjet janë vetëm kozmetike,” – tha profesoresha Ana Lucia Sa për BBC-në.

“Asgjë s’do të ndryshojë,” – vazhdoi më pas ajo.

Opozita politike mezi lejohet dhe seriozisht pengohet nga mungesa e lirisë së shprehjes.

Lajme të ngjashme