“Partia e kryeterroristit Radojçiq”: Mihali sulmon KQZ-në, kundërshton certifikimin e Listës Serbe
Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar një shkrim të shkutër, në të cilin ka shprehur kundërshtinë e saj ndaj certifikimit të Listës Serbe.
Mihali e ka quajtur këtë certifikim si tentativë të KQZ-së për ta kontrabanduar Listën Serbe.
Tutje, Mihali e ka quajtur LS-në si “parti të kryeterroristit Radoiçiq”.
“Sot u ankuam në PZAP ndaj tentativës së KQZ për ta kontrabanduar Listën Serbe, si pjesë të procesit zgjedhor.
Partia e kryeterroristit Radojçiq, nuk duhet të jetë pjesë e procesit zgjedhor në Kosovë” – ka shkruar ajo.