Partia e presidentit Gjukanoviq fillon protestat për ta rrëzuar Abazoviqin - NACIONALE

Partia e presidentit Gjukanoviq fillon protestat për ta rrëzuar Abazoviqin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq do të fillojë sot nismën e votëbesimit ndaj qeverisë së këtij vendi, të udhëhequr nga Dritan Abazoviq, raporton Vijesti.

Dhjetra qytetarë veçse janë grumbulluar, për të protestuar kundër nënshkrimit të Abazoviqit, me Kishën Ortodokse Serbe.

Në rrjetin social Twitter kjo parti ka shkruar se iniciativa, është e hapur për të gjithë ata që besojnë se qeveria është e papërgjegjshme ndaj interesave kombëtare të Malit të Zi,

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.

Lajme të ngjashme