Partia Demokratike e Kosovës i kërkon transparencë Kurtit, për propozimin franko-gjerman
Sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare të PDK-së, Bernard Nikaj, në një konferencë për media, ka folur rreth propozimit franko-gjerman, mostransparencës së Qeverisë në lidhje me këtë propozim, si dhe pozicionin e PDK-së.
Nikaj ka thënë se nuk mund të lëshohet në hollësi, duke marrë qëndrim për propozimin, meqenëse Qeveria ka qenë jo transparente, dhe se nuk e dijmë saktësisht se çka përmban ky propozim.
“Refuzoj të qëndrojë këtu dhe të spekuloj sepse duke spekuluar mund ta dëmtojë një proces i cili është më i rëndësishëm sesa qëllimet tona ditore politike.
Qëndrimi i PDK-së është se Qeveria duhet ta shpjegojë dhe të jetë transparente rreth asaj se çka përmban ky propozim.
Tutje Nikaj ka thënë se PDK, e përkrah procesin e dialogut me njohjen në qendër. Mirëpo pret nga Qeveria të marrë pozicion në lidhje me propozimin franko-gjerman.
Duhet të marrë vendim dhe pozicion se cili është pozicioni i Qeverisë në raport me të. Ne përkrahim procesin e dialogut dhe cfarëdo rruge i cili sjell te një marrëveshje gjithpërfshirëse me njohjen në qendër”