Parlamenti ukrainas shkruan për medaljen e Presidentes Osmani për gratë e Ukrainës
Gjatë Forumit “Gratë, paqe dhe siguri”, që u mbajt këto dy ditë në Prishtinë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një medalje për gratë e Ukrainës.
Parlamenti ukrainas ka shkruar rreth kësaj, duke thënë se gratë ukrainase kanë marrë këtë medalje për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e vendit.
“Kjo është një medalje për të gjitha femrat ukrainase. Ata shërbejnë në Forcat e Armatosura, trajtojnë, japin mësim, prezantojnë Ukrainën në nivelin më të lartë”, tha Yevgenia Kravchuk deputete nga Ukraina.
Ajo kujtoi se që nga pushtimi në shkallë të gjerë, deputetet femra kanë marrë rolin e përfaqësuesve të vendit në nivel ndërkombëtar dhe janë angazhuar me sukses në diplomacinë parlamentare.
“Kam mbajtur shumë fjalime pas 24 shkurtit, por kurrë në një vend ku kaq shumë njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke në rrugët e tyre. Kjo është ajo që po ndodh në Ukrainë. Ju bëj thirrje, partnerë të Ukrainës: ne duhet të fitojmë. Ne do të fitojmë!”, tha Kravchuk, duke marrë çmimin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
