Paris Guri ironizon me Miahalin e VV-së: "A muj me dalë sot në pauzë"
Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka reaguar ndaj kritikave që i bëri deputeti i VV-së, Haki Abazi, për Dejona Mihalin, koordinatoren e fuqishme të Komiteteve në VV-së.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke e pyetur ‘a mundem me dalë në pauzë sot’.
“Dejona, a muj me dalë ne pauzë sot?”, ka shkruar Guri në Facebook.
Z. Abazi në fjalën e tij e akuzoi Mihalin se e kontrollon grupin parlamentar të VV-së dhe se ia ndaloi nismën për komisionin hetimor për privatizimin.