Paris Guri i kundërpërgjigjet Pecit: Më e rëndësishme se lufta e tij personale ndaj meje është buxheti i shtetit
Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili filloi ‘luftën’ pasi iu ekspozuan skandalet me grante.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Guri theksoi se buxheti i shtetit dhe paraja publike janë më të rëndësishme për të.
“KTHENI PARET QË I KENI VJEDHË CENT MË CENT!”, ka shtuar ai.
Postimi:
Edhe diçka për “Luftën e Pecit ndaj Gurit”.
Me e rendesishme se lufta e tij personale ndaj meje është buxheti i shtetit, është paraja publike, aty ku ju i keni futur duart. Këtu nuk i lejojmë as duart e Pecit e as të askujt tjetër.
Andaj në vend të luftës së pakuptimtë të Pecit, e ftoj atë t’i anulojë 100 mijëshen edhe dajës së Fitores.
KTHENI PARET QË I KENI VJEDHË CENT MË CENT!