Parashikimi i motit për të hënën, temperaturat deri në 25 gradë - NACIONALE

Parashikimi i motit për të hënën, temperaturat deri në 25 gradë

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Të hënën pritet mot me diell dhe vranësira. Në disa zona mund të ketë reshje të izoluara.

Gjithashtu, pritet rikthimi i përkohshëm i grimcave të pluhurit saharian, ndërsa në zonat ku do të ketë reshje, ato mund të përzihen me baltë.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, me intensitet herë pas here të fortë, duke arritur shpejtësi prej 15 deri në 60 km/h.

Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 12°C, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 25°C.

Lajme të ngjashme