Parashikimi i motit për sot: Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për vikend.
Në njoftimin e këtij instituti thuhet se gjatë ditës së shtunë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Të shtunen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranesirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Edhe dita e diele parashihet të jetë kryesisht e ngjajshme , me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe. Temperaturat minimale parashgen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius. Gjatë vikendit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.”, është thënë në njoftim.