Parashikimi i motit për sot në Kosovë: Gjatë ditës do të ketë reshje dhe shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot me diell dhe me shi.
Sipas IHMK-së temperaturat do të bien për 3 deri 8 gradë Celsius
“Pas këtyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit mbi vendin tonë, situata meteorologjike po ndryshon , duke bërë që merkuri në termometër të ulët mesatarishtë për 3-8 gradë Celsius. Kjo pasi që vikendi parashihet të shoqërohet fillimisht me diell por gjatë ditës , kryesisht pjesët e dyta të ditës do të ketë kushte që vende-vende të ketë reshje dhe shkarkime rrufesh, (nuk do të jenë sasi të mëdha të reshjeve).”
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të shoqërohen ndërmjet 22-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare.” – njofton IHMK-ja.
Njoftimi i plotë: