Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 7°C.
Njoftimi:
Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes pritet të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-29 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 7°C.