Parashikimi i motit për sot në Kosovë - NACIONALE

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell.

Sipas Meteo Kosova, pasdite dhe gjatë mbrëmjes, mund të ketë rrebeshe shiu, breshër e shkarime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 20 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.”

Njoftimi i plotë:

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten lokalisht vranësira konvektive, duke sjellur në zona të caktuara rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh.

Reshjet apo stuhitë më të përqëndruara priten në jug dhe juglindje të vendit.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 20 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.

Lajme të ngjashme