Parashikimi i motit për sot në Kosovë - NACIONALE

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Meteo Kosova në zonat malore do të ketë reshje të dendura brore.

“Nuk përjashtohet mundësia që reshjet e borës të paraqiten edhe në zona më të ulëta. Era do fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 14-33 km/h.”

“Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme