Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe me vranësira.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.
“Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-52 km/h!” – thuhet në njoftim.