Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.
Sipas Meteo Kosova, pritet të ketë edhe reshje lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.
“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C.”
“Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-65 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale.”