Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot me diell.
Sipas IHMK-së, edhe sot janë këto temperatura pasi nga nesër do të ketë ndryshim
IHMK-ja thekson se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
“Java e ardhshme fillon me mot kryesisht me diell dhe relativisht të nxehtë. Kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike do të vazhdojnë deri të mërkurën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.” – thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: