Parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditën e sotme.
Moti në vendin tonë do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm.
Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjellura me rrufe.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes!