Parashikimi i motit për sot
Mot me diell dhe i nxehtë pritet të mbizotërojë sot në Kosovë, sipas Meteo Balkan.
Vranësirat do të jenë krejtësisht të pakta dhe lokale pa ndonjë gjasë për reshje atmosferike.
Temperaturat do të shënojnë rritje si ato minimale po ashtu edhe maksimalet dhe pritet të luhaten nga 14 deri në 34 gradë Celsius.
E Mërkura paksa më e freskët, me diell e vranësira lokale dhe me pak gjasa për ndonjë reshje të pakët lokale.