Parashikimi i motit për nesër, priten reshje shiu - NACIONALE

Parashikimi i motit për nesër, priten reshje shiu

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së nesërme pritet që të mbajë mot me diell dhe vapë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Gjatë ditës, priten edhe vranësira të dendura të cilat mund të sjellin shi të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.