Parashikimi i motit për nesër
Nesër në vend do të mbajë mot me diell, me temperaturat maksimale që do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius, sipas IHMK-së.
Në një njoftim për media, IHMK ka bërë me dije se temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s.