Parashikimi i motit për javën e parë të tetorit
Javën e para të muajti tetor pritet të ketë mot relativisht të qetë ku gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Nga e marta e më tëj, do të ketë stabilizim të motit. Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave. Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare, ka raportuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.